
PNUD: Shqipëria në vendin e 70 për zhvillimin njerëzor
Nga 187 vende, Shqipëria renditet në vendin e 70, sipas treguesve të zhvillimit njerëzor.
Treguesit i referohen 3 ndarjeve; jetëgjastësisë, arsimimi si dhe të ardhurat të vlerësuara si standarti i jetesës. Vendin e parë të këtyre treguesve e zë Kroacia, më pas Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, që qëndrojnë gjithashtu përpara vendit tonë, ndërsa Shqipëria lë pas Maqedoninë dhe Bosnjën.
Raporti i PNUd, nënvizon se jetëgjatësia e një shqiptari mesatarisht është 77.1 vjeç, vitet e parashikuara të arsimit bazë 11.4 vjetë dhe të ardhurat e tij 7822 dollarë.
Eno Ngjela, i cili bëri edhe prezantimin e raporti të PNUD, tha se të dhënat tregojnë se teknologjia e informacionit ende mbetet problem në vend, vlerësuar kjo me 0.2% të GDP, pra 6% e studentëve zgjedhien studimet në këto degë.
Ndërsa në 140 vende, Shqipëria renditet në vendin e 41 për barazinë gjinore. Ekspertët thonë sepse barazia gjinore matet me vështërsi ndërsa numri i femrave në parlament është më i pakët krahasuar me vende të tjera.(INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj