Shqiptarët fundosin turqit në mes të Turqisë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka mposhtur kombëtaren turke në stadiumin në Antalyaspor në ndeshjen miqësore. Lojtarët e kombëtares kanë arritur që të shënojnë fitore me rezultatin 3:2, ku dy gola shënoi Sadiku dhe në pjesën e dytë golashënues ishte Grezda.

Shqipëria edhe pse me një futbollist me pak nga minuta e 41-të kur u përjashtua Ledian Memushaj me sukses luajtën dhe shënuan fitore që do të jetë shumë e rëndësishme për të përmirësuar renditjen e përgjithshme në ranglistën e FIFA-s. Plot pesë gola dhe secili më i bukur, por Shqipëria u tregua spektakolare dhe heshti Turqinë.

84′ Shqipëria shumë afër fitores në miqësoren që luhet në Antalya.

77′ Shqipëria shumë afër fitores në miqësore, e ndajnë edhe pak minuta.

67′ Shqipëria vazhdon të ruajë epërsinë.

60′ Tosun lë një top në zonë për të sapofuturin Akbaba, i cili me një goditje me të majtën mposhtë portierin Berisha duke ngushtuar diferencën, 2:3.

56′ Eros Grezda ngriti epërsinë në 1:3.
52′ Një tjetër mundësi shënimi për Turqinë. Tosun provon me një gjuajtje të bukur, por Berisha kundërpërgjigjet mjaft mirë duke grushtuar topin.

47′  Under ngushton diferencën për vendasit pas një asisist të Tosun nga krahu i majtë, mesfushori turk godet saktë shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në rrjetë.

47′ Under ngushtoi rezultatin në 1:2 dhe tani fut presion Shqipërinë që ka një lojtar me pak.

Filloi pjesa e dytë.  45′ Shqipëria shkëlqeu me lojë dhe falë dy asistimeve të Odise Roshiy dy herë shënoi Armando Sadiku.

41′ Shqipëria mbetet me një futbollist me pak, Ledian Memushaj për shkak të një ndërhyrje ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë përkatësisht të kuqin.

39′ Roshi më zhdervjelltësinë e tij brenda 16-shit, nga krahu harkoi  kur sulmuesi Armando Sadiku me mjeshtri nga afërsia goditi me kokë dhe tundi portën e portierit Babacan, 0:2.
38′ Turqia ka shtuar presionin, por Veseli ka bllokuar një goditje të fortë të turqve.

35′ Mbrojtja e Shqipërisë është në nivel,  kryen detyrat për mrekulli, duke pastruar çdo gjë para vetes.

31′ Shqipëria është më kërkuese, më e lirshëm në fushë në krahasim me 15 minutat e parë. Karton i verdhë për Ledian Memushajn.

28′ Shqipëria në epërsi me 0:1, ndërsa Turqia vazhdon në kërkim të barazimit.

24′ Një veprim shkollorë i Odise Roshit i cili depërtoi nga krahu dhe për mrekulli asistoi deri të sulmuesi Armando Sadiku që ishte i pambuluar, që nga rreth 7-8 meetra me goditje të fortë e la të shtangur portierin Babacan, 0:1.

22′ Mbrojtja e Shqipërisë u tregua e pakujdesshme, kur Tosun del në pozitë shumë të mirë, por gjuajtja e tij devijohet nga Berisha në korrne.

20′ Turqit kanë një epërsi të lehtë në fushë, kërkojnë me ngulm epërsinë.

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

15′ Lojë e nivelizuar edhe pse Turqia paraqitet më e rrezikshme në disa raste karshi portës së Etrit Berishës.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

8′ Lojë e baraspeshuar, pa ndonjë rast, por si njëra palë po ashtu edhe tjetra luajnë me kujdesin maksimal.

5′ Turqit tentojnë ta marrin iniciativën, por shqiptarët luajnë me shumë kujdes.

2′ Atmosferë e mirë në stadium, ku janë tubuar një numër i madh shikuesësh për ta ndjekur takimin.

Filloi ndeshja.

Futbollistët dalin në fushë. Në stadiumin “Arena Antalya” do të zhvillohet ballafaqimi në mes Turqisë dhe Shqipërisë. Një miqësore e mirëseardhur për të dyja kombëtaret, për të sprovuar forcat ndërmjet vete. Kombëtarja e Shqipërisë që drejtohet nga përzgjedhësi Cristian Panucci synojnë rezultat të favorshëm në Antalya, kurse turqit premtojnë se do të dalin ballëlart nga kjo sfidë jashtëzakonisht e vështirë.

Turqia-Shqipëria
Stadiumi “Arena Antalya” në Antalya.
Gjyqtar: K. Kabakov (Bullgaria).
Turqia: Babacan, Yardimci, Aziz, Soyuncu, Turan, Yukuslu, Ozyakup, Calhanoglu, Under, Karaman dhe Tosun.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.

Comments

comments