Shqiptarët në Maqedoni në derexhe të poshtërimit dhe vetëposhtrimit historik, as sikur ndonjë fis afrikan

0

Shpërthen publicisti shqiptar: Shqiptarët në Maqedoni në derexhe të poshtërimit dhe vetëposhtrimit historik, as sikur ndonjë fis afrikan

Publicisti i mirënjohur Nijazi Muhamedi përmes një reagimi publik ka theksuar se shqiptarët në këtë periudhë janë tejmase të poshtëruar në këto procese të rëndësishme historike.

Ja postimi i tij:

Ne kete derexhe poshterimi e veteposhterimi historik ne te cilen kane rene shqiptaret ne Maqedoni nuk kane lejuar te bien asnjehere, as fiset afrikane nga kolonizatoret e tyre.

Te besh lufte per te drejta kombetare dhe te nenshkruajsh “marreveshje” per te drejta komuniteti dhe ta rrejsh vedin e te tjeret se jemi bere “shtetformues” duke duruar “shtetposhtnimin”;

– te luftosh per “statusin bashkezyrtar” te gjuhes tende dhe te pranosh poshtnueshem gjuhen e vetme zyrtare te ‘shtetit”;

– te zbatosh 15 vjet pas “marreveshjes” ligjin per perdorimin e gjuhes se vetme zyrtare-maqedonishtes dhe mandej te te kujtohet “ligji per gjuhet e komuniteteve:

– te vesh ne rend dite ligjin e gjuheposhterimit dhe te lejosh fshehur te miratohen ndryshime ne Ligjin per perdorimin e gjuhes zyrtare maqedonishtes pa dale ne procedure parlamentare dhe te nenshkruar nga kryetari shqipfoles i parlamentit;

– te brohorisesh turpshem per ligjposhtnimin e gjuhes tende pa shkruar nje rresht tendin ne ate ligj, kur jane gjoja dy universitete e kater-pese parti;

– te emerosh minister per zbatimin e perdorimit te gjuhes se vetme zyrtare,maqedonishtes,(Lludmill Spasov) e te fshehesh ate,apo te mos e dijsh se perse e ke zgjedhur;

– te lejosh qe ky minister te keshilloje per ceshtje gjuhe dhe per ligjposhtnimin kryeministrin e vendit tend (“ame”),e te mos e quajsh veteposhtnim me vule e çmendurak.

Komentet

komentet