Shqiptari i Maqedonisë që rrahu gruan austriake arrestohet në Greqi

Një shtetas maqedonas kishte tentuar ta vrasë ish të dashurën, fillimisht duke e sulmuar me gaz lotsjellës, duke e rrahur e duke e therë me thikë disa herë, në Vjenë-Mariahilf të Austrisë. Vetëm duke i falënderuar fatit, viktima ka arritur tu mbijetojë plagëve. Tashmë, sulmuesit i janë zbuluar gjurmët në Greqi, shkruajnë mediet austriake, përcjellë „Shtegu.com““. Sipas policisë, bëhej fjalë për „një rast klasik dashurie“.

Maqedonasi i dyshuar, e ka sulmuar ish të dashurën më 23 korrik rreth orës 06.00 të mëngjesit, në rrugën „Liniengasse“ të Vjenës. Përderisa viktima 32-vjeçare u dërgua urgjentisht në spital, sulmuesi i dyshuar ishte arratisur. Siç bëhet e ditur, përkundër hetimit grandioz të vendndodhjes së tij, 36-vjeçari kishte arritur të arratiset nga Austria. I kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, shtetasi maqedonas kishte arritur të largohet plotë 1.100 kilometra nga vendngjarja. Ai kishte hipur në një autobus dhe nga Turqia ka dashur të shkojë në Greqi. Me siguri se nuk ka llogaritur që nëpunësit doganorë grekë i kontrollojnë dokumetet e identifikimit dhe tani ai gjendet në paraburgim!

Comments

comments