Shqiptari sulmon një çift homoseksualësh në Danimarkë, e pret burgu

Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe. Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë

Një çift homoseksualësh janë fyer nga një shqiptar në tren. Ai tashmë do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik, shkruan “ekstrabladet.dk”, duke u bazuar në raportimet e “TV2 Lorry”. Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe, përcjell albinfo.ch.

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë. Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia. Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet. Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual. /albinfo.ch/

/D.Xh/

Comments

comments