SHSHA nga Çikago: Të vuloset fitorja e Ziadin Selës në Strugë dhe Fatmir Deharit në Kërçovë

Zgjedhjet komunale në Maqedoni dhe çështja shqiptare për pushtetin lokal janë disa nga qasjet aktuale më të cilat po merret SHSHA në Çikago.Përmes kësaj kumtese për opinione shqiptaro-amerikanët thonë se jemi në krah të dr.Ziadin Selës,i cili me shembullin e tij në rrafshin kombëtar nuk qiti kanditatin për kryetar të Kërçovës,
për  mundësinë që Fatmir Dehari të marrë edhe një mandat  në udhëheqjen e këtij qyteti të banuar me shumicën shqiptare.
Do të ishte mirë që projekt-programin politik të dr.Selës të mbështesë BDI-ja e Ali Ahmetit,në mënyrë që dy komunat me shumicë shqiptare Kërçova dhe Struga të marrin timonin e udhëheqjes Fatmir Dehari dhe dr.Ziadin Sela,thuhet në kumtesën e SHSHA-së në Çikago.Pas zgjedhjeve komunale këto dy komuna dhe aspekti i pushtetit lokal sipas Konventës së BE-së për të vënë në doktrinën kushtetuese të Maqedonisë,që pushteti lokal të decentralizohet dhe në këtë frymë demokratike qytetarët komunën mos të shohin vetëm përmes dyerëve kryesore të komunës,por pushteti lokal të zbresë sa më afër për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe që nga këtu të nisin kahet e zhvillimit në participim të barabartë të buxhetit të shtetit,ndërkaq njëherë e mirë të ndalet udha e mërgimit për shqiptarët në këto hapësira,thuhet në ndër të tjera në kumtesën për opinione të SHSHA-së në Çikago. (Skender Karacica/INA)

Comments

comments