Shtetasi i Kosovës arrestohet në brendi të kazermës Ilinden në Shkup, ja çfarë po bënte?!

Policia dje rreth orës 10 ka ndaluar shtetasin e Kosovës, me inicialet H.R, i cili ka qenë në hapësirat e kazermës Ilinden në Shkup. Nga policia informuan se 58 vjeçari është ndaluar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “hyrje e pa autorizuar në objekte ushtarak dhe bërja e skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake.

Policia informoi se pas ndriçimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme.

Comments

comments