Shtetasi serb kanos gruan dhe djalin në Graçanicë

Polici ka njoftuar se dje në një fshat të Graçanicës është arrestuar i dyshuari mashkull pasi kishte kanosur djalin dhe bashkëshorten.

Më pas në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me 520 fishek, si dhe një pistoletë TT me pesë fishek, transmeton Express.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.09.2017 rreth orës 11:00. Në një fshat të Graqanicës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij. Pas ndermarrjes së veprimeve policore në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me 520 fishek, si dhe një pistoletë TT me pesë fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Comments

comments