Si u njoha me Naim Malokun

0
Ruzhdi Sefa
Kryetari i Republikës së Sllovenisë zt. Pahor tha dje se Sllovenia si një prej vendeve anëtare të BE-së, vazhdimisht kërkon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë së shpejti.
Kjo bëri që së paku na (meqë institucionet vazhdojnë të mos jenë mirënjohëse!) ti kthehem historisë. Populli slloven dhe përfaqësuesit e tij (udhëheqësia e institucioneve sllovene dhe përfaqsuesit e tyre në Federatën jugosllave!) por edhe intelektualet më kohë e kanë vlerësue rrezikun që po i kanosej njësisë federale KASK dhe popullit të saj dhe ….kanë reaguar aktivisht dhe zëshëm! Kështu para se të themelohej në Kosovë intelektualet në krye me zt. Matjazh Hanzhek themeluen Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë (me qendër në Lubjanë). Isha i informuar për këtë dhe një udhëtim në Slloveni e shfrytëzova për të vu kontakte me Këshillin në fjalë. Nga Hotel “LEV” zgjodha të gjithë numrat e telefonit në emer të Matjazh Hanzhek derisa nuk morra përgjigjen:”Po, unë jam kryetari i Këshillit. Po ju kush jeni?” dhe e diskutuem mundësinë që të takohemi. Pas tre ditësh në Hotelin ku isha vëndosus ( në Nova Gorica) në recepcion me njoftuen se kisha tre mysafirë (!?) të cilët më prisnin në restorantin e Hotelit! U drejtova drejtë restorantit … e drejt në tavolinën ku po bisedonin dy burra dhe një grua! “Unë jam Ruzhdi SEFA!” dhe e zgjata dorën …”Unë jam Matjazh Hanzhek!. Gëzohem!”. “Unë jam Tamara …!” u prezentua femra në mes. “E unë jam Mateja!” u prezantue burri me mustaqe! Vazhdoj biseda duke manifestue gadishmerinë time që të bëhëm pjesë e Këshillit dhe duke propozue menyra, forma e rrugë se si do të zhvillohej aktiviteti mes aktivistëve në terren dhe Këshillit! Duke rrëfye për kushtet në burgjet e Kosovës dhe konkretisht për Burgun Hetues të Qarkut në Pejë, ku unë kisha qëndrue për vite, për një moment Mateja u deklarue:”Po, ashtu është ! Këtë e di edhe vet!” U befasova dhe po i drejtohem:”Po ju, nga e dini…?”. Pastaj burri që ishte prezantue si Mateja tha:”Unë jam NAIM MALOKU! Mos na merrë për të keq burrë. Nuk e dinim se kush mund të ishe dhe me çfarë misioni ke ardhur këtu!” U ngrita në këmbë për ta takue tashti Naim Malokun, njeriun për të cilin kisha dëgjue nga Naser Zeka por edhe kisha lëxue për organizimet e tij duke kulmua me Demostratat masive të organizuara në Sheshin Qëndror në Lubjanë. Dhe pastaj vazhduem lirshëm. Kështu u njoha me dy burra që aqë shumë punuan për çështje tonë. Matjazh Hanzhek u zgjodh Avokat i Popullit në Republiken e Sllovenisë kurse Naim Maloku luftoi në Sloveni, Kroaci….Kosovë kundër armikut tonë të përbashkët!!