Sivjet, veç 1 milion euro për Kompleksin Memorial në Prekaz

0

Nuk kanë mundur t’i rrënojnë topat, granatat dhe as bombat e Serbisë, por kulla dhe shtëpia e pamposhtur në Kompleksin Memorial në Prekaz mund të rrënohen dhe të shemben pa i prekur askush 20 vjet pas luftës së lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të Jasharëve me Ushtrinë dhe me Policinë e Serbisë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, respektivisht shtëpia e pamposhtur dhe kulla e rezistencës dhe e qëndresës shqiptare ndodhen në gjendje të rëndë.Nuk do të shkojë shumë kohë e ato do të shemben, pasi që asnjëra nga qeveritë e deritashme nuk ka treguar përkujdesje për t’i ruajtur dhe për t’i mbrojtur. Ndonëse Qeveria e Kosovës ka siguruar se deri në vitin 2020 do t’i ndajë 4.190 milionë euro për restaurimin e kullave në Kompleksin Memorial në Prekaz, shoqëria civile ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të siguruar mjete për ta “shpëtuar” kompleksin nga shkatërrimi.