S’ka besim në policinë dhe ushtrinë e Maqedonisë, ja kush thotë

Analiza e Eurobarometrit tregon se Qytetarët e Maqedonisë nuk i besojnë policisë dhe shtetit të vet, duke radhitur Maqedoninë në fund të listës së vendeve anëtare të BE-së dhe kandidateve për tu anëtarësuar në BE. Besim në polici kanë vetëm 34% e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61% nuk i besojnë.

Besim më të madh në polici kanë finlandezët me 95%, danezët 93% dhe suedezët me 87%. Pas Maqedonisë, më së paku besim në polici kanë sllovakët 43%, bullgarët 44%, malazezët 47% dhe serbët 48%. Qytetarët e Maqedonisë pak i besojnë edhe ushtrisë.

Gati 51% e të anketuarve kanë thënë se kanë besim në ushtri, ndërsa 41% nuk kanë. Besim më të madh në forcat ushtarake përsëri kanë finlandezët 95%, pastaj danezët dhe francezët me 88%. Përgjithësisht në BE, besim në ushtri kanë 75% e qytetarëve, 19% nuk kanë besim, ndërsa 6% nuk kanë pasur përgjigje.

Analiza e Eurobarometer është realizuar në maj të këtij viti dhe janë bërë krahasime me analizën e nëntorit të vitit të kaluar, periudhë në të cilën ka pasur më shumë ngjarje politike në Maqedoni. Si pasojë e krizës politike dhe ngjarjeve në Kuvend më 27 prill është vërejtur rënie e ndjeshme e besimit në policinë për 7%, ndërsa besimi në ushtrinë ka shënuar rënie për 2%.

Comments

comments