S’ka ndryshime në RTVM, vazhdon agonia?!

0

Drejtorët e deritanishëm të servisit publik RTVM (Radio televizioni maqedonas) janë rizgjedhur në postet e tyre. Marjan Cvetkovski është rizgjedhur për drejtor, ndërsa Harun Ibrahimi për zv/drejtor. Ata kanë marrë shumicën e votave të këshillit programor të kësaj shtëpie informative.

Por rizgjedhja e tyre është komentuar nga portalet e ndryshme maqedonase. A1On shkruan se pikërisht drejtoria me Cvetkovskin kishte urdhëruar që mos të publikohen materialet e përgjimeve që ishin publikuar nga lideri socialdemokrat, Zoran Zaev. Kjo nuk ndodhi edhe kur një grup qytetarësh të shoqërisë civile i dërguan kërkesën me materialet e përgjimeve, që ti publikojë ky servis i paguar nga qytetarët.

Ndërsa siç thuhet pikërisht në bombën e 24 dëgjohej se si kreu i VMRO-DPMNE vendos se kush do të shkojë në krye të servisit publik. Ata rizgjidhen vetëm një muaj apo pak muaj para skadimit të mandatit të tyre.  Po ashtu, theksohet se natën e 27 prillit, servisi publik nuk kishte transmetuar se çfarë po ndodhte në Kuvend, por po transmetonte një ndeshje hendbolli.

Hulumtimet e fundit të opinionit publik sa i përket shikueshmërisë së televizioneve, RTVM e radhisin në fund, edhe pse deri tani fondet janë siguruar nga xhepat e qytetarëve përmes taksës radiodifuzive. Shikueshmëri katastrofale kanë dyja programet  TVM1 dhe TVM2, që pas shumë viteve kanë qenë të pareformuara.  Në planin e reformave si prioritet shihet edhe servisi publik, dhe se me ndryshimet e Ligjit për media që do të ndodhë së shpejti pritet të ndodhin ndryshime të mëdha edhe në këtë shtëpi informative. RTVM pritet që të jetë në planin e reformave që do të mbështeten edhe nga ekspertë të huaj, por edhe fonde të huaja.

Komentet

komentet