Skandal/Prindi i pacientit në një qytet të Maqedonisë tentoi të ngulfat mjeken

0

Një mjeke kujdestare në Spitalin e Përgjithshëm në Koçani mbrëmë është sulmuar në vendin e punës nga ana e prindit të një paciente që është hospitalizuar në këtë ndërtesë, transmeton Almakos.

Dy persona të cilët kanë qenë afër kanë arritur që ta largojnë sulmuesin dhe ta pengojnë incidentin me pasoja më serioze.

Në incident mjekja është lënduar, ndërsa ka përjetuar edhe një traumë psikologjike, për shkak të së cilës ka kërkuar pushim disa ditor.

“Sulmi ndaj koleges tonë ka ndodhur në momentin kur i ka parë rezultatet e pacientëve që është dashur të pranojnë insulinë. Sulmuesi ka insistuar që nëna e tij që është pranuar ditën paraprake, të ketë prioritet, pas së cilës e ka kapur mjeken për fyti dhe ka tentuar që ta ngulfas. Ky nuk është sulmi i parë i këtillë ndaj mjekëve në spital, por njëri prej më seriozëve deri më tani”, ka thënë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Kocani, Borka Panova.

Rasti është paraqitur në polici, pas së cilës është kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa të punësuarit presin që të ndërmerren masa kundër dhunuesit./Almakos/

Komentet

komentet