Skandali i Eurosongut merr epilog me bojkot nga Rusia

Mospajtimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës kanë përfunduar me tërheqjen e përfaqsueses ruse në Eurosong.

Një muaj para mbajtjes së festivalit Eurosong, Rusia është tërhequr nga ky festival botëror. Ky është epilogu i gjithë situatës së zhvilluar pasi që autoritetet e Ukrainës nuk i kanë lejuar hyrjen në Ukrainë dhe pjesëmarrjen në këtë festival përfaqsueses ruse Julija Samoylova. Samoylova ndalesën e ka “merituar” pasi që ka kënduar në Krime dhe në rrjetet sociale ka postuar statuse për Ukrainën dhe autoritetet e këtij vendi.

Organizatorët e Eurosongut këtë kontest janë përpjekur ta zgjidhin në mënyrë që përfaqsuesja ruse të prezantohet përmes satelitit, por Rusia këtë propozim e ka refuzuar, posikur që e ka refuzuar edhe propozimin që të zëvëndësohet me interpretues tjetër. Me këtë rusët kanëbërë me dije se këtë vita ta nuk do të marrin pjesë në festivalin Eurosong dhe as nuk do ta transmetojnë këtë festival në rrjetet televizive-transmeton ITV.

Ndalesa e shpallur nga Ukraina për përfaqsuesen ruse, është pritur me hidhërim nga Drejtoria e Eurovizionit, që e kanë kritikuar këtë hap dhe këtë veprim të nikoqirit. “E dënojmë ashpër vendimin e autoriteteve të Ukrainës, që imponuan ndalesën e udhëtimit dhe pjesëmarrjes së Julija Samoylova, sepse jemi të mendimit se kjo cenon dhe  rrënon integritetin e Eurosongut dhe misionin e tij që të sjellë të gjithë popujt në një garë miqësore”-ka deklaruar Frank Dieter Freiling nga Këshilli organizativ i Eurosongut.

Comments

comments