Skandaloze, gjenden 500 gram drogë në klasë, shitej për nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë

Një sasi prej 500 gramësh drogë kanabis sativa është gjetur në një prej klasave të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Për këtë drogë janë arrestuar dy adoleshentë, të cilët merreshin me shpërndarjen e saj.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se aksioni i policisë është zhvilluar një ditë më parë. Droga është gjetur në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, në zonën e rrugës së Durrësit.

Për këtë arsye janë arrestuar edhe dy adoleshtë, me inicialet M. B., dhe F. H., që sipas policisë e shisnin për nxënësit e shkollës dhe të rinjtë e lagjes. /SYRI.net

Comments

comments