Skandaloze, ministrja e re e arsimit e çon fëmijën në shkollë private

 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Treneska – Deskoska ka regjistruar djalin e saj në shkollë private. Sipas portalit Makfax, ministrja e re me këtë gjest ka dhënë shembull të keq. Ajo ka arsyetuar se fëmija i saj si nxënës shembullor dhe me rezultate të suksesshme, ka fituar të drejtën e konkurrimit për bursa nga dy shkolla private. Krejt kjo sipas saj ka ndodhur derisa ajo nuk ishte emëruar në postin e ministres.

Por pas gjitha testimeve, djali i ministres Treneska – Deskoska ka fituar bursë në gjimnazin “NOVA”, duke plotësuar të gjitha testimet paraprake dhe arritjen e rezultateve të suksesshme. Ndërsa ka kaluar pozivitisht me rezultat të shkëlqyer edhe në shkollën e mesme private “Jahja Kemal”. Ministrja theksoi se djali i saj në konkurrencën prej 180 nxënësve, përmes testimeve anonime është zgjedhur ndër 8 nxënësit më të mire. “Unë kur jam zgjedhur ministre, djali im veçse kishte zgjedhur për të ndjekur mësimin në këtë shkollë private. Unë jam e përkushtuar nga dita e pare për të realizuar qëllimet për reforma të thella në arsim”, ka theksuar ministrja Treneska – Deskoska. (INA)

Comments

comments