SKANDALOZE/ Përqindja e shqiptarëve në njësitet speciale në Maqedoni vetëm 0.3 për qind

0

Shqiptarët ende nuk mund ta prekin njësitin special “Ujqërit” që gjendet në kuadër të ministrisë së Mbrojtjes. Edhe pse kjo ministri për disa vite është udhëhequr nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, numri i shqiptarëve të punësuar tek “Ujqërit” mbetet zero. Po ashtu edhe në batalionin e “renxherëve”,  numri i shqiptarëve është tepër i ulët, me vetëm 0,3 për qind. Zv/ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti shpreson se gjendja do të përmirësohet.

Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes

“Është regjimenti i njësive speciale, unë fatmirësisht kam shërbyer edhe unë atje. Në këtë regjiment kemi dy batalione është batalioni i ujqërve dhe batalioni I renxherëve. Në batalionin e renxherëve ne kemi përfaqësues shqiptar, nuk është numri I mjaftueshëm gjithsesi, kuptohet, në batalionin e ujqërve nuk kemi deri më tani. Por sigurisht që me formacionin e ri që jemi duke punuar në kuadër të Ministrisë dhe të Armatës, së bashku me ekspertë të jashtëm të NATO-s, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Do të shikojmë që të gjitha mundësitë në formatimin ose riformatimin e ri të armatës, t’i kaplojmë këto pengesa, apo edhe këto njesitë të cilat deri më tani nuk kanë qenë të përfaqësuar me shqiptarë.”

Zëvendës ministri Maksuti sqaron se 19.3 përqind e të punësuarve në armatë janë shqiptarë,  në gradën oficerë numri është më i ulët, ndërkaq numri i ushtarëve profesional dhe i nënoficerëve është më i lartë. Ai sqaroi se deri në fund të vitit do të ketë tre konkurse dhe shpreson se numri i përfaqësuesve të komunitetit shqiptar do të jetë më i madh se 25 përqind.

Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes

“Neve për momentin përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ministrinë e mbrojtjes nuk mund të themi që e kemi në nivel të plotësimit të plotë, mirëpo mund të themi se e kemi në nivel të kënaqshëm. Ajo do të thotë që nga gjithë të punësuarit qoftë civil ose ushtarak, numri i përgjithshëm është 19.3 përqind, numri i oficerëve është më i ulët, numri i ushtarëve profesional dhe numri i nënoficerëve është më i lartë.”

Edhe pse përqindja e shqiptarëve në ministrinë e Mbrojtjes dhe armatë është rritur dukshëm kjo është vetëm në nivelin horizontal, pasi në nivelin vertikal, përqindja është tepër e ulët./Shenja.tv

Komentet

komentet