Skuadra fluturuese: Shqiponjat stërviten për të shkatërruar dronët

Këto pamje kaq spektakolare tregojnë një shqiponjë të artë, teksa rrëzon një dron për të parandaluar një sulm terrorist.

Forcat ajrore franceze kanë nisur stërvitjen e shqiponjave, për të rrëzuar mjetet e vogla fluturuese që u afrohen stacioneve bërthamore.

Ekspertët e sigurisë druhen se terroristët mund të përdorin dronët për të kryer sulme.

Katër shqiponja janë mësuar të sulmojnë dronët në mes të fluturimit.

Ekspertët ushtarakë i kanë stërvituar shqiponjat që ta identifikojnë dronin si një pre.

“Kur ato i shohin dronët, mendojnë se është ushqim që po afrohet,” tha një burim ushtarak.

Në vitin 2015, një seri dronësh shkaktuan panik në Paris.

Autoritetet druhen se dronët mund të jenë një kërcënim i besueshëm terrorist.

Comments

comments