Sllobodanka

0

Urim SALIHU

Java më kaloi në zyrat e policisë.Duhet të ndëshkohemi kur kemi bërë gabime në komunikacion, por jo të paguajmë shifra marramendëse që janë trefish më të mëdha se pagat tona.Kemi dy zgjidhje : ose të paguajmë, ose të burgosemi.Aty sheh se edhe kjo qeveri t’a shpif.Aty sheh se ajo të ndëshkon me të njëjtat ligje si qeveria qe e akuzonte për kriminalitet,korrupsion etj etj.
Por kaq me dënimin.Ndëshkimi tjetër vinte më pas.Kur hyra te korridori që të prisnin vendimin e gjobës aty u shfaq Sllobodanka.Se kisha njohur kurrë më parë dhe as dua ta njoh ndonjëherë.Por kur hyja në ato zyra të them të drejtën një mendje më thoshte se ne kemi pushtetin, hyra me forcën e “Iliridës” , hyra me trimërinë e një luftëtari, por Sllobodanka ma mposhti këtë fuqi.Në fakt unë e harrova gjobën time karshi faktit sa indiferent ishin ata shqiptarë që punonin aty.Aty pashë se forca e Sllobodankës e punësuar që në kohën e komunizmit dhe një pjesë të atij mentaliteti ajo e kishte akoma në shpërfilljen e saj kundrejt shqiptarëve sepse kishte aty edhe lista kriminelësh që ia kishin hedhur paqtë.Aty pashë se ligji për dikë vlen dhe për dikë si puna ime ,mund të ndëshkohej edhe me 1 mijë euro.A është më ligj kur ai është selektiv.?! A është ligj kur dikush për të njëjtat gjëra dënohet dhe dikush e gris atë fletë ?!.

Sllobodanka ishte më e fortë se partitë shqiptare, ishte më e fortë se urdhërat nga lartë.Thjeshtë cfarë vendoste ajo dhe kjo ishte vendimtare.Të gjithë vendimet shkonin tek ajo, te zyra tjetër në të cilën ndodhej një shqiptar kishte rënë heshtja.Sa keq.
Sa do doja që këtë verdikt final të dënimit tim prej 1 mijë euro të ma vendoste një shqiptar aty.Sepse aty nuk është se nuk është thyer ligji.Mijëra herë ai ligj aty është sakatuar.Dikush ka kaluar lehtë për të njëjtin ndëshkim.Ato dënime që janë suvenir nga qeveria e kaluar dhe kësaj të tashmes që kur vjen për t’i rrjepur qytetarët e tij nuk dallon ndërsa vetëm belbëzojnë parreshtur reforma,reforma, reforma që ta kallin datën.

Në Tetovën time se kisha menduar se pas kaq martirësh të rënë përtë drejta do ishte Sllobodanka ajo që vulos fatin tonë.Hyra si 90 përqindësh në zyrën e saj dhe dola si minoritet.
Aty pashë se shumë prej shefave ishin maqedonas, shqiptarët ishin për gjynah.Pa pushtet, pa asgjë.Aty mu bë ti telefonoj Ali Ahmetit që t’i them: Komandant , Sllobodanka i ka marrë nëpër këmbë shqiptarët tanë dhe kanë humbur në zyrat e tyre.Deshta ti them : Komandant kollu pak dhe mos lejo këtë nëpërkëmbje shqiptare që janë strukur nga një grua që pret fate njerëzish për të dënuar me shifra marramendëse dhe për të ngrënë riskun e fëmijëve tanë që mezi i ushqejmë.Sllobodanka që ndjehet si ministër, si zëvendësministër si shteti vetë.Sllobodanka që dënoi kë të donte dhë smundi askush ta dënojë.Sllobodanka që kushedi kur do pensionohet, por që ta pensionojë atë dikush s’është edhe aq e lehtë.

Komentet

komentet