SMS-ja e Zaevit që do të zbardh të vërtetën rastin “Monstra”, ja çfarë iu dërgoi familjarëve(DOKUMENT)

0

Më anë të një sms-porosije, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dy vite më parë kishte  informuar familjarët e rastit “Monstra” se për shkak të ligjit nuk mund të publikojë dëshmitë për vrasjen në Liqenin e Smilkovcës.

Në tekstin e sms-së shkruhet:

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të publikojm të gjitha matrialet që i kam në dispozicion. Juve do të doja t’ju jap numrat e telefonave të cilat mbahen sekret dhe nuk ju tregojnë në takime të vecanta për shkak se ato janë ttë mbrojtura me masat e posocme hetuese, për atë shkak unë nuk mund t’i publikoj për shkak se me ligj është e ndaluar”.

Me këtë sms porosi Zoran Zaev i kishte premtuar familjarëve maqedonas, por njëkohësisht edhe është tërhequr nga publikimi i bombës për rastin Monstrën.

 

Porosia është dërguar tek njëri prej prindërve të djemve të vrarë dhe në të fillimisht shkruhet se bomba do të publikohet.

Por, pastaj Zaev paralajmëron një takim të veçantë në të cilën i informon prindërit se do t`i zbuloj numrat e koduar.

Dyshohet se prapa atyre numrave fshihen funksionar të lartë në pushtet, por pasi që janë sekret shtetëror, Zaev në porosinë deri te prindërit theksoi se nëse i publikon do të akuzohet për vepër penale.

Familjarët e afërm kanë dyshime pasi që një pjesë e gjykimit është me numra të shifruar.

Gjatë procesit gjyqësor u publikua se bëhet fjalë për pesë numra telefoni,por Zaev sipas prindërve të djemve në materialet e tij ka gjashtë numra të funksionarëve shqiptar të lidhur me rastin Monstra.

Prindërit nuk dorëzohen dhe apelojnë që Zaevi edhe pse është tërhequr nga publikimi, t`iu jap materialet në dorë dhe vet ta kërkojnë drejtësinë.

Në takimet e fundit iu është premtuar se bomba do të publikohet dhe iu janë treguar një pjesë nga transkriptet. Pse fëmijët e tyre u vranë më 12 prill të 2012 ende nuk e kanë të qartë, por ato më e kanë humbur besimin në gjykatat. Por gjithçka pritet të  zbardhet tani me fillimin e gjykimit të ri nga e para, pas vendimit të Gjykatës Supreme. (INA)

Komentet

komentet