Sonte nis transmetimin seriali “Schengen Visa”

0

Sonte (e martë) do të transmetohet episodi i parë i serialit “Schengen Visa”.

Pilot seriali, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut, tash do të lansohet në formë të plotë si serial me 24 episode.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe seriali do të nisë transmetimin nga sonte (e martë).

Ky serial pritet të vijë në 24 episode tejet komike që tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e adhuruesve për shkak të reflektimit të realitetit të hidhur të pritjeve nëpër ambasada për Viza.

“Shengen Visa” do të shfaqet çdo të martë nga ora 20:10 në RTK.

Ndërsa sonte (17 maj) do të mund ta shikoni episodin e parë.

Në videon e mëposhtme ju ftojmë ta shikoni promon e episodit që shënon fillimin e serialit “Schengen Visa”. /Almakos/

Komentet

komentet