Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën

0

Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë sot. Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë. Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit, transmeton tch. /Zhurnal/