Sot vendoset për fatin e “bombave” të rastit “Titanik”

0
3

Pas seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit, sot nga kjo gjykatë duhet të njoftojnë se a do të jenë “bombat” dëshmi në rastin “Titanik“, ku të akuzuar janë ish-funksionarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë.

Vendimi për përdorim ose jo të “bombave” në rastin “Titanik”, si rast i parë nga Prokuroria Speciale Publike, vjen pasi që PSP u ankua për vendimin e marrë më 20 tetor nga Gjykata e Apelit që “bombat” të mos jenë dëshmi.

Rasti si të dyshuar në rastin “Titanik” janë persona që kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Personat e dyshuar janë ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i qeverisë, Kirill Bozhinovski, ish-kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si dhe persona të tjerë, që kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

 

Comments

comments