Spahiu: Berat Buzhala i paska mbushur huntë me drogë…

Gazetarët Berat Buzhala dhe Nexhmedin Spahiu kanë shkëmbyer replika të ashpra në rrjetet sociale pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj kundër medias.

Fillimisht reagimi i Buzhalës erdhi pasi Spahiu u rreshtua në mbrojtje të kryeministrit dhe kundër gazetarëve sipas tij injorant, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pas kësaj deklarata Buzhala e ofendoi rëndë Spahiun, duke e qujtuar sharllatan të përmasave evropiane.

“Nese qiftin e Nexhmedin Spahiut Ramushi ka me e konsideru si barometer te gazetarise profesionale, nese analizat e tij ka me i pase si busulle orientuese lidhur me gazetaret dhe gazetarine, atehere gjendja mund te konsiderohet edhe me serioze se sa qe dukej ne fillim.

Nexhi eshte nje sharllatan i permasave evropiane”, deklaroi Buzhala.

Por, i ashpër ishte edhe reagimi i Spahiu.

“Berat Buzhala qenka marrë me përmasat e mia evropiane pasi i paska mbushur huntë me drogë. Hajt Berat se sa ta shtosh dozën merresh me përmasat e mia planetare”, është kundërpërgjigjur Spahiu. (INA)

Comments

comments