Spanja publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme, dominojnë futbollistët e Realit (FOTO)

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ftuar në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë dhe asaj kualifikuese ndaj Maqedonisë.

Në listën e futbollistëve të ftuar vërehet dominimi i futbollistëve të Real Madridit, që përfaqësohen nga gjashtë futbollistë.

Pas “Mbretërve” është Barcelona që përfaqësohet me pesë futbollistë, pastaj vijnë Chelsea, Atletico Madrid e Sevilla.

Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor, ndërsa ajo me Maqedoninë luhet më 11 qershor, që është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

 

 

 

Comments

comments