Spektakli më i madh në botë (Foto)

0

Gjatë shkurtit karnavalet janë qendra e vëmendjes e të gjithë njerëzve, por karnavalet e kontinentit amerikan tërheqin patjetër më shumë se cilat do, sidomos ato të Rio de Zhaneros. Duhen edhe pak ditë që Sambódromo Marqués de Sapucaí të shkëlqejë me ngjyra, muzikë, karroca, kostume dhe mbi të gjitha me alegrinë në 9 shkurt. Festa fillon të pulsojë qysh kur hyn periudha e karnavaleve, por tani është tamam momenti kur ndihen emocionet. Njerëz nga e gjithë bota i drejtohen Rios për të shfrytëzuar një spektakël unik në Brazil. Nëse arrin në kohë ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë për të vizituar mrekullitë e qytetit. Dita e parë është dita e ceremonisë së shumëpritur, ditë ku kurorëzohet Mbreti Momo dhe këtë çmim e jep kryetari i komunës që gjithashtu i jep edhe çelësin e qytetit. Pas kësaj ceremonie vjen sfilata nga grupe të shkollave të ndryshme të. Në ditën e dytë festa nuk pushon, vazhdojnë përsëri shkollat dhe mund të thuhet se kjo ditë është dita e vërtetë kur fillon spektakli që ka larmi grupesh për të gjitha shijet. Që nga animimet e shumta deri tek festat private, të gjithë kanë nga një vend për të ndjekur ritmin në qytetin e mrekullueshëm të Rios.Ngjarja kryesore do të organizohet brenda Sambódromo-s që ka 13 sektorë të ndryshëm për pjesëmarrësit. /KlanKosova/

Komentet

komentet