Spiunohet Volkswageni i ri, ja si duket!

Spiunohet Volkswageni i ri, ja si duket!

Në internet janë paraqitur fotografi “spiunuese” të prototipit me kamuflazh minimale.

Edhe pse prototipi ka shtesa në maskën e ftohjes dhe në drita, linja karakteristike e karrocerisë së VW-së zbulon se bëhet fjalë për një automobil të kësaj marke.

Për momentin, një model i paemëruar, i cili është paraqitur me konceptin T-Roc nga viti 2014, është vendosur në platformën modulare të Volkswagen-it, MQB.

Një model i ri i Volkswagen-it SUV, i cili do të marrë pozitën nën Tiguan-in, është fotografuar me rastin e testeve në trafikun rrugor, pothuajse pa mbrojtje të kamuflazhit, që dëshmon se premiera e tij nuk është edhe aq larg.

Automobili duket se ka dimensione të ngjashme si koncepti i T-Roc, i cili është i gjatë rreth 4,18 metra, i gjerë 1,83 dhe i lartë 1,50 metra.

Premiera zyrtare pritet në shtator, në panairin e automobilave në Frankfurt, derisa modeli i ri në sallonet e shitjes mund të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm.