advertisement
Fillimi | Sport | Gjermania fiton, Tulipanët zhgënjehen
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Gjermania fiton, Tulipanët zhgënjehen

Gjermania fiton, Tulipanët zhgënjehen

Mario Gomez ka shënuar një gol me të cilin ia ka siguruar Gjermanisë një fillim të mbarë në "Euro 2012" të futbollit. Njëra prej pretendenteve kryesore për titull, Gjermania, të shtunën mbrëma në Lviv mposhti Portugalinë e udhëhequr nga ylli Cristiano Ronaldo me rezultatin 1:0. Gomez (72') realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke mposhtur me një gjuajtje me kokë portierin kundërshtar Rui Patricio, pas një krosimi që mori nga Sami Khedira. Gomez nuk kishte realizuar asnjëherë për Gjermaninë gjatë fazës eliminatore për "Euro 2012", ndërsa ai arriti të shënonte qysh në nismë të turneut final. 

Gjermania me fitoren e shënuar është ngjitur në krye të Grupit B së bashku me Danimarkën. 

"Panzerët" para fillimit të Evropianit janë vlerësuar pas Spanjës si favoritë kryesorë për të fituar titullin. Arsye për këtë ishte edhe fitimi i të gjitha dhjetë ndeshjeve eliminatore. Serinë e vazhduan edhe në nismë të turneut final. 

Gjermania dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke pasur më tepër posedim të topit, si dhe më shumë raste shënimi.

Ndërkohë, portugezëve u takoi fundi i pjesës së parë dhe po ashtu pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes. 

Portugezët gjatë kësaj periudhe qëlluan dy herë traversën, me Pepen (45') e Luis Nanin (84').  

Raste tjera për portugezët patën edhe Cristiano Ronaldo (82'), Silvestre Varela (88') dhe Nani (86', 90+2'). Ndërkohë për Gjermaninë rrezikuan Mario Gomez (2', 77'), Lukas Podolski (9', 31'), Thomas Mueller (40')

Gjermania ka vazhduar serinë e pamposhtmërisë në ndeshjet e saj të para në Evropianë. Nga 11 ndeshjet hapëse i ka fituar gjashtë prej tyre dhe ka barazuar në pesë sosh. 

Ndërkohë, Portugalia është në një seri të rezultateve të dobëta, ku ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit. 

 

Danezët mposhtën Holandën favorite

 

Danezët, që sipas të gjitha parashikimeve, si të analistëve, të njohësve të futbollit, por edhe të bastoreve, vlerësoheshin si autsajder pa kurrfarë shansesh kundër reprezentacionit zëmadh të Holandës, fituan ndeshjen, sado që në të shumtën e kohës u mbrojtën, sidomos pas golit të avantazhit.

Reprezentacionet e Holandës dhe të Danimarkës, kanë luajtur në stadiumin Metalisti në kharkiv të Ukrainës, në gjiron e parë të grupit B. Lojën e kanë dominuar holandezët, thuaja se fillim e mbarim, por fitorja u takoi danezëve me rezultatin minimal 1:0.

Danezët, praktikisht, në sulmin e parë dhe në rastin e parë u traguan  të saktë. Krohn-Dehli pas një mashtrimi, arriti që të shënojë nën këmbët e Stekelenburg. Ky rezultat mbeti deri në fund megjithë përpjekjet e “tulipanëve”, për të rikthyer lojën.

Holandezët  iu përkushtuan totalisht ndryshimit të rezultatit. Për këtë flet edhe fakti se ata në fund luajtën edhe me shtatë sulmues, por këto përpjekje u treguan të pa efektshme. 

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Sport
Previous
image
Allegri shkarkohet, Seedorf trajner i Milanit
Në ambientet e Milanos aktualisht po mbahet një mbledhje urgjente. Burime të medieve italiane janë të sigurta se në mbledhje po diskutohet shkarkimi ...
image
Robben i bindur se Bayerni do fitojë
Anësori i Bayern Munich ka thënë se është i uritur për të triumfuar në finalen e Champions Leagues, e cila luhet të shtunën.Bayerni, që ...
image
Roberto Carlos pranë stolit të Sivasspor
Roberto Carlos është pranë një eksperience të re në karrierën e tij. Braziliani mund të marrë drejtimin e skuadrës turke të Sivasspor. Këtë ...
image
Chelsea në krye me Mou kopjon Manchester Utd
Jose Mourinho përfundimisht do të jetë trajner i Chelseat për stinorin e ri këtë tashmë e dinë të gjithë. Mirëpo jo të gjithë janë ...
image
Napoli e do Xhekon për Cavanin
Manchester City mund t'i sigurojë shërbimet e sulmuesit Edinson Cavani nëse skuadrës së Napolit ia ofron në shkëmbim Edin Xhekon, njoftojnë mediumet italiane ...
image
City, ofertë të majme për Neymarin
Manchester City po mundohet ta bëjë të pamundurën për të arritur deri tek Neymar. Skuadra angleze duket se i ka bërë gati 138 milionë ...
image
Gotze u kthehet stërvitjeve, gati për Bayernin
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Mario Goetze, i lënduar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, u është kthyer ...
image
Modriç do përfundojë tek Milan
Milani po bën ‘shopping’ në Real Madrid. Largimi zyrtar i Jose Mourinhos do t’i lirojë disa lojtarë, për të cilët madrilenët nuk do të ...
image
Reali zyrtarizon largimin e Mourinhos
Jose Mourinho nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit, pasi presidenti i klubit, Florentino Perez, lajmëroi pasditen e së hënës ...
image
Nasi Hani dhe Yuri Bihoutsou u ndanë me barazim
Ndeshja e radhës e Nasi Hanit- boksierit shqiptar të  peshave të rënda –deri 91 kg, dhe boksierit nga Belorusia, Yuri Bihoutsou, që u zhvillua sot ...
image
Pionierët e Milanos nga Kumanova fituan Kupën e Maqedonisë
Pionierët e Milanos nga Kumanova kanë fituar Kupën e Maqedonisë, pasi në ndeshjen finale që u luajt të hënën pasdite në Shkup mposhtëm skuadrën e ...
image
Lahm: Bayerni, i uritur për suksese
Mbrojtësi i krahut i Bayern Munichut, Philipp Lahm thotë se ekipi i tij është i etur për suksese tjera, ndërsa gjiganti bavarez po ...
image
Benitez trajneri i Napolit
Rafael Benitez, i cili pritet të zëvendësohet me Mourinhon në stolin e Chelsea për sezonin e ardhshëm, mund të rikthehet në Serinë A, pas përvojës ...
image
Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane
Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ...
image
Chelsea sonte mbledhje për Mourinhon
Chelsea do ta mbajë një mbledhje sot në orët e pasdites ku sipas të gjitha gjasave do të zyrtarizohet marrëveshja me Jose Mourinhon. Sipas ...
Next