
Sfidat Greqi - Çeki, Poloni - Rusi
Greqia dhe Çekia do nisin takimet për raundin e dytë në fazën e grupeve në Euro 2012.
Grekët në ndeshjen e parë morën rrezultat pozitiv pasi barazuan 1-1 në ndeshjen hapëse ndaj organizatorit,Polonisë. Kurse Çekia pësoi humbjen më të madhe deri tani në Euro 2012 pasi u mposhtë 4-1 nga Rusia.
Vetëm fitorja do ishte rrezultat pozitiv për kombëtaren çeke në krye me Tomas Rosicky. Çekia për ndryshe është edhe favorit në letër i këtij takimi ku edhe bastet e kanë favorizuar. Formacionet e dy skuadrave priten të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të kaluara.
Organizatori i Euro 2012, Polonia sot e pretë Rusinë ndaj së cilës kërkon vetëm fitore. Polonia barazoi me Greçinë 1-1 ,kurse tani lideri i Grupit A,Rusia deklasoi Çekinë duke e mposhtur 4-1.
Rusia ndonëse është favorit,por Polonia vërtetë ka skuadër tejet të fort dhe shpreson të kalojë grupet sepse me fitore ndoshta do bëhet lider i këtij grupi.
Lewandowski i cili realizoi golin e vetëm për kombëtaren e tij do jetë rreziku kryesor për portën e rusëve.
Ndërsa te kombëtarja Ruse pa dyshim se rreziku kryesor është asi i Arsenalit,Andrey Arshavin i cili ishte kryesori në fitoren ndaj Çekisë së bashku me Alan Dzagoev.
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj