advertisement
Fillimi | Sport | Në pritje të mbrëmjes spektakolare të boksit Seferi - Stankoviq
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Në pritje të mbrëmjes spektakolare të boksit Seferi - Stankoviq

Në pritje të mbrëmjes spektakolare të boksit Seferi - Stankoviq

Matja e boksierëve profesionist që u bë sot në prag të mbrëmjes spektakolare dhe gala të boksit që do të zhvillohet ditën e dielë në ora 19.00, u bë në ambientet e librarisë në Çarshinë e vjetër në Shkup, para komisionit ndërkombëtar dhe supervizorit të WBO-së.
Nuri Seferi, peshoi 90.2 kg, ndërsa kundërshtari i tij, Nenad Stankoviq, 82.3 kg, që është epërsi në favor të Nuri Seferit.
Nga ana tjetër, Agron Xhila, peshoi 91.7 kg, përballë kundërshtarit të tij Nemanja Rugaçeviq, i cili ishte mbi 4 kg më i rëndë dhe peshoi 95.9 kg.
Sefer Seferi në matjen e sotme peshoi 93.7 kg, ndërsa kundërshtari i tij Bozai  mungoi në matje, meqenëse akoma nuk ishte akomoduar në vend.

Nuri Seferi ngjitet në ring për të mbrojtur titullin e kampionit WBO-Evropë, kundër një kundërshtari mjaft cilësor dhe me eksperiencë të mjaftueshme në arenën ndërkombëtare dhe profesioniste, Nenad Stankoviq nga Serbia. Ndeshja është paraparë të zgjasë 12 raunde.

Ndërkaq, në parameçet tjera, në luftërat që do të zgjasin nga 6 raunde, do të përballen Agron Xhila dhe Nemanja Rugaçeviq nga Serbia, ndërsa Sefer Seferi, do të përballet po ashtu në 6 raunde me hungarezin Bozai.
Pos këtyre ndeshjeve, në rung do të ngjiten edhe disa boksier amator, me perspektivë, si p.sh. Ajdin Ferati, kandidat për kampionatin botëror për junior në Erevan të Armenisë e ndonjë tjetër.

Pas matjeve, për gazetarët e pranishëm, u dha një konferencë shtypi nga organizatori dhe stafet menaxhuese të boksierëve që do të luftojnë për titullin e kampionit të WBO-Europë.
Nuri Seferi u shpreh se është i përgatitur mirë për këtë ndeshje, ndoshta si kurrë më parë, duke respektuar plotësisht kundërshtarin, por për 100 Vjetorin e Pavarësisë, dëshiron që shqiptarëve tu dhurojë një fitore që do të mbahet në mend.
Nga ana tjetër, Nenad Stankoviq nga Serbia tha: “Kam kënaqësi që ndodhen sot këtu, për tu takuar me Nuri Seferin në ring. Unë jam kampion bote në versionin GBU dhe luftoj për titullin WBO, por le të fitojë kush të jetë më i mirë. Pa dyshim se Nuri Seferi është boksieri më i mirë shqiptar. Unë nuk merrem me politikë dhe kjo mund të shërbejë si shembull e komunikimit dhe bashkëpunimit sportive, duke ofruar edhe revansh në Beograd, pavarësisht nga rezultati përfundimtar i ndeshjes”.

Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Boksit Profesionist të Shqipërisë, Hamdi Uka, duke pas parasysh se Nuri dhe Sefer Seferi mbrojnë ngjyrat dhe Flamurin e Shqipërisë, ndërsa Agron Xhila ate të Zvicrës.  (M.Latifi/INA)

Gazetari Mehmet Latifi dhe Nuri Seferi, Shkup

 

 

 

Vlerëso tekstin
5.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

hiti në 08/10/2012 15:35:04
avatar
ju lumt veq vazhdoni
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Sport
Previous
image
LIVE: Transferimet e fundit
Express ju sjell orët e fundit të transferimeve në afatin kalimtar veror në elitën e futbollit evropian. 23:54 – Fulhami ka prezantuar sulmuesin e saj të ri, ...
image
Kjo është 11-shja e Unitedit pas ardhjes së Falcaos
Falcao, Rooney e Van Persie pritet të luajnë titullar në formacionin e Louis Van Gaal te Manchester United. SportsMail ka krijuar formacionin potencial me të cilin ...
image
Ronaldo revoltohet me largimet e Di Marias dhe Alonsos
Gjërat nuk po shkojnë mirë këtë fillim edicioni në ekipin e Realit të Madridit, një gjë të tillë në mënyrë indirekte e konfirmon Ronaldo, i ...
image
Senegali fitore historike ndaj Kroacisë në Kupën e Botës në basketboll
Ekipi senegalez për meshkuj i basketbollit arriti fitoren më të madhe në historinë e tij duke mundur Kroacinë me rezultatin 77-75, njëri prej ...
image
Hernandez në çastet e fundit firmos me Real Madrid
Do të jetë pikërisht Cicarito sulmuesi që do të zëvendësojë të larguarin Alvaro Morata te kampionët e Europës.Reali i Madridit siguron në formë huazimi për ...
image
Falcao përforcon Manchester Unitedin
Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, në stinorin e ri d otë luajë te skuadra angleze, Manchester United. Edhe pse u përfol shumë për një kalim të ...
image
Xhemaili dhe Pandev mbërritën në Stamboll, prezantimi pasdite (foto+video)
Blerim Xhemaili dhe Goran Pandev tashmë ndodhen në Stamboll, ku do të nënshkruajnë për klubin e ri Galatasaray. Të dy lojtarët do ti kalojnë ...
image
Rikthehet ‘lufta e ftohtë’ mes Casillasit dhe Ramosit
Humbja e fundit nga Real Sociedadit ka risjell problemet në zhveshtoren mbretërore. Humbja 4:2 e pësuar nga Real Sociedadi ka futur në probleme të thella skuadrën ...
image
Ambiciet e Alonsos me Bayernin
Mesfushori spanjoll i transferuar te Bayern Munchen, Xabi Alonso, në një konferencë me gazetarë ka shpalosur ambiciet e tij me gjigantin bavarez. Liga e ...
image
Sociedad turperon Real M, Barca me fitore
Real Sociedadi mposhti 4:2 Real Madridin, ndonëse po pësonte 2:0. Real Madridi ka pësuar një nga humbjet më zhgënjyese të viteve të fundit. Mbretërit u mposhtën në ...
image
Nuri Seferi: Dua te jem kampion i botës
Nuri Seferi, kampioni aktual i Evropës në boks në peshën e tij, kërkon të jetë kampion i botës. Boksieri shqiptar i ka kërkuar duel kampionit të ...
image
Ibra rikthehet me tre gola
Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në fushë ka pasuar me rikthimin e fitoreve për PSG-në. Ylli suedez ka shënuar het trik në fitoren e thellë të ...
image
Xhemaili tre vite te Galatasaray
Ka përfunduar saga rreth transferimit të futbollistit shqiptar të reprezentacionit të Zvicrës, Blerim Xhemaili. Ai në tre sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e ...
image
Juventusi, sot gjithçka për Shaqirin
Skuadra kampione Italisë, Juventus, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga anëtari i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër, sot në ditën e ...
image
Ancelotti me skuadër të limituar
Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion vetëm 18 lojtarë për stinorin e ri. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të ketë një skuadër të ...
Next