
Ja shorti i Champions League
U mbajt në mesditë shorti i raundit të çerekfinaleve të Champions League, i cili prodhoi një supersfidë midis Bajernit dhe Juventusit, ndërsa shmangu derbet potenciale midis skuadrave spanjolle dhe gjermane.
Barcelona gjithashtu nuk do të ketë të lehtë që të avancojë më tej, pasi në rrugën e tyre janë vendosur francezët e Paris SG.
Më me fat ishte shorti për Realin e Madridit dhe Borusian e Dortmundit, “që peshkojnë” dy ekipet më të dobëta në letër, Gallatasain dhe Malagën, përkatësisht.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 2-3 dhe 9-10 prill, ndërsa shorti për gjysmëfinalet do të mbahet në 12 prill.
Në edicionet e shkuara, me hedhjen e shortit të çerekfinales përcaktohej edhe ai i fituesve, për katërshen e fundit, por në këtë sezon ky format ka ndryshuar dhe do të mbahet një short i ri për fazën e fundit përpara finales së “Wembley”.
Shorti i çerekfinaleve të Europa League shmangu përballjet midis skuadrave favorite për suksesin përfundimtar të mbetura ende në garë.
Kështu, kampionët në fuqi të Europës, Chelsea, do të kenë përballë një rival të kalueshëm, si rusët e Rubin Kazanit.
Tottenham, i cili eliminoi në raundin paraardhës Interin, përballet me Bazelin zviceran, ndërsa Lazion e pret një sfidë turke, ndaj klubit historik të Stambollit, Fenerbahçes.
Përmbush fazën çerekfinale sfida e fundit, midis Njukasëllit dhe Benfikës. Sfidat e prodhuara nga ky short do të luhen në datat 4-11 prill, ndërsa shorti i radhës për fazën gjysmëfinale, do të mbahet së bashku me atë të Champions League, në 12 prill.
Skeda e përballjeve
Rubin Kazan-Chelsea
Basel-Tottenham
Lazio-Fenerbahçe
Neëcastle-Benfica
Ahmeti - Zhernovski: Prioritet intergimi evroatlanik, M.O dhe marrëdhëniet ndëretnike
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur kryetarin e Partisë Liberalo-Demokratike të Maqedonisë, Andrej Zhernovski.Ahmeti dhe Zhernovski konstatuan marrëdhëniet ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj