advertisement
Fillimi | Sport | Trajneri serb bllokon transferimin e Harbuzit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Trajneri serb bllokon transferimin e Harbuzit

Trajneri serb bllokon transferimin e Harbuzit

- Trajneri serb i Real Valladolidit, Miroslav Gjukiq, ka bllokuar kalimin e mesfushorit kosovar Labinot Harbuzi te skuadra e La Ligas spanjolle. Sipas mediumeve spanjolle, Gjukiq vlerëson se Harbuzi nuk përmbush kërkesat minimale për të qenë pjesë e Valladolidit. Një ditë më parë, mediumet në Spanjë kanë raportuar se Valladolidi ka arritur marrëveshje për të angazhuar Harbuzin që është lojtar i lirë. Por të enjten, është raportuar se menaxhmenti sportiv i klubit ka menduar të bënte këtë lëvizje pa marrë mendimin paraprak nga trajneri. 

 

"Përgjigjja ime ishte gjithnjë jo. Kanë mbetur edhe dy muaj dhe nuk ka mundësi që tani të dëshmohet. Nuk dua që në këtë moment të prish raportet brenda grupit të lojtarëve. Për sa kohë që unë të jem trajner, asnjë lojtar nuk do të vijë në prova. Në ligën më të fortë në botë duhet të vish i përgatitur maksimalisht, nuk mund të vish ndryshe", ka thënë Gjukiq të enjten në një konferencë për shtyp. "Unë mund të jem gabim, pasi unë nuk jam zot, por nëse sekretariati teknik sjell lojtarë në të cilët unë nuk besoj, atëherë ata e marrin përgjegjësinë".

 

Ish-përzgjedhësi i Serbisë ka mohuar mundësinë që të ketë konflikt mes tij dhe menaxhmentit sportiv të klubit. Ai ka thënë se nuk e di ku mund të shohë cilësitë e Harbuzit që nuk ka luajtur nga tetori i vitit të kaluar.

 

"Ku mund të shohim atë? Në fushë? Duke vrapuar skaj lumit? Ne nuk jemi këtu për të mbajtur dietë. Po flasim për ligën më të fortë në botë. Nuk mund të vijnë të gjithë këtu. Është klub i nivelit të lartë, jo klub bukurie", ka thënë Gjukiq. 

 

Harbuzi 26-vjeçar në vjeshtë të vitit të kaluar pati tri paraqitje për Syrianskan në Kampionatin e Suedisë. Në Suedi ka luajtur edhe për Malmon, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Turqi te Gençlerbirligi e Manisaspori. Para një dekade llogaritej ndër talentet më të mëdha në Suedi. Ai së fundi ka stërvitur me një ekip të kategorisë së katërt të Suedisë. 

 

Në fund të janarit, te Valladolidi kaloi mesfushori tjetër kosovar, Valdet Rama. Rama debutoi javën e kaluar si zëvendësues, ndërsa Gjukiq ka bërë të ditur të enjten se kosovari do të jetë startues në ndeshjen e ardhshme që luhet të shtunën kundër Real Sociedadit. Rama pritet të luajë si mesfushor i krahut të djathtë te Valladolidi mban pozitën e 11-të në Kampionatin spanjoll.

 

"Rama më ka bindur me minutat e parë me skuadrën, por na duhet të shohim si do të funksionojë nga fillimi. I mungojnë disa gjëra, por ai do të përmirësohet", ka thënë Miroslav Gjukiq.

 

 

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Sport
Previous
image
Bayern apo Borussia, finalja e Kampionëve
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të jetë tema kryesore në orët në vijim në sportin botëror. Si kurrë më parë adhuruesit e ...
image
Neymar, lojtar i Barcelonës
Telenovela e quajtur Neymar është drejt fundit. E treta e vërteta si duket ka qenë kjo mbrëmje për Barcën. Pas një takimi disa orësh mes ...
image
Pesë lojtarë tjerë "marrin pasaportën shqiptare"
Amir Abrashi, Jurgen Gjasula, Vullnet Basha, Azdren Llullaku e Ilir Berisha edhe zyrtarisht janë pajisur me shtetësi shqiptare. Kjo është bërë publike me dekretin numër ...
image
Benitez kalon në Napoli
Trajneri spanjoll i futbollit, Rafael Benitez, i cili para disa ditëve fitoi Ligën e Evropës me Chelean, do të bëhet trajner i ri i ...
image
Bayerni favorit në finalen e Championsit
Trofeu i Champions League sigurisht që do të jetë në duart e lojtarëve të njërit nga dy klubet gjermane që do të përballen të ...
image
Ribery e vazhdon kontratën pas finales së Championsit
Franck Ribery është i gatshëm të lidhet përjetë me Bayern Munichun. Mesfushori francez ka kontratë me gjigantin bavarez deri në qershor të vitit ...
image
Coentrao dëshiron largimin nga Madridi
Fabio Coentrao pritet të ndjekë hapat e Jose Mourinhos, duke bërë të ditur se nuk është i lumtur te skuadra e Real Madridit.25 vjeçi, ...
image
Hitzfeld: Shaqiri e tregoi veten në Bayern
Ottmar Hitzfeld mendon se Xherdan Shaqiri i ka arsyetuar paratë e shpenzuara për të nga ana e Bayern Munichut. Edhe pse nuk luajti vazhdimisht, atëherë ...
image
Alves mbetet në Barcelonë
E ardhmja e Dani Alvesit është në Barcelonë. Për ta përsëritur këtë vendim është marrë vet futbollisti brazilian. “E kam ndërmend të rri në Barcelonë. ...
image
Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
Thirrjet nacionaliste të tifozëve kanë ndërprerë finalen e Kupës së Maqedonisë midis Shkëndijes dhe Teteksit. ...
image
Trajnerët Shaqiri - Mihajllov: Politika mposhti sportin
Trajnerët e dy klubeve kanë dënuar thirrjet nacionaliste, duke shprehur keqardhje për politizimin e skajshëm të sportit.  “Ndeshja edhe ashtu nuk filloi si duhet, dhe ...
image
Allegri shkarkohet, Seedorf trajner i Milanit
Në ambientet e Milanos aktualisht po mbahet një mbledhje urgjente. Burime të medieve italiane janë të sigurta se në mbledhje po diskutohet shkarkimi ...
image
Robben i bindur se Bayerni do fitojë
Anësori i Bayern Munich ka thënë se është i uritur për të triumfuar në finalen e Champions Leagues, e cila luhet të shtunën.Bayerni, që ...
image
Roberto Carlos pranë stolit të Sivasspor
Roberto Carlos është pranë një eksperience të re në karrierën e tij. Braziliani mund të marrë drejtimin e skuadrës turke të Sivasspor. Këtë ...
image
Chelsea në krye me Mou kopjon Manchester Utd
Jose Mourinho përfundimisht do të jetë trajner i Chelseat për stinorin e ri këtë tashmë e dinë të gjithë. Mirëpo jo të gjithë janë ...
Next