
Hani sonte në ring përballë Bajtazh
Nga Bern, Mehmet Latifi për INA
Sonte në arenën “Sternensaal” në Bern, me fillim në ora 18.30, fillon mbrëmja e boksit në Bern, ku në ring për të shtatën herë do të ngjitet Nasi Hani, i cili sapo është kthye nga SHBA-të, për të zhvilluar këtë ndeshje, që do të jetë e para në një cikël të ndeshjeve që do ti zhvillojë në Zvicër.
Nasi Hani (30) nga Struga, ka zhvilluar deri më tani 6 ndeshje, duke shënuar po aq fitore, prej të cilave 3 me KO, duke mos pësuar asnjë disfate ose barazim, ndaj ngjitja e tij sonte në ring në “Sternensaal Bümplizstrasse” në Bern, do të jetë hera e shtatë që ai ngjitet në ringun profesionist, në ndeshjen që do të zhvillohet në 6 raunde.
Kundërshtar në këtë ndeshje, ose sfiduesi është hungarezi 29 vjeçar, Tomas Bajzath, nga Budapesti, i cili në karrierën e tij ka zhvilluar 10 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 5 fitore (3 KO), ka pësuar katër herë (2 KO) dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.
Në matjet e zhvilluara gjate mesditës së ditës së premte, që të dy boksierët rezultuan me pesha të përafërta: Nasi Hani 90.5 kg dhe Tomas Bajzath 91 kg.
Sipas fjalëve të organizatorit, Daniel Hartmann, pritet që kjo mbrëmje të jetë mbrëmje spektakolare të boksit në “Sternensaal Bümplizstrasse” në Bern, ku ndeshja e Nasi Hanit dhe Tomas Bajzath do të jetë ndeshja kryesore, sepse do të ketë edhe ndeshje të tjera spektakolare. Vlen të përmendet ndeshja e boksieres me origjinë nga vendet e Lindjes së Largët-Kina, Aniya Seki (33), e cila është simpatia e publikut zviceran, që deri më tani ka zhvilluar 25 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 21 fitore (1 KO), dy herë ka pësuar disfatë (1 KO) dhe dy herë ka përfunduar ndeshjet pa fituese. Kësaj radhe, Aniya Seki do të sfidohet nga boksierja 31 vjeçare nga Serbia, Fleis Djendji, e cila ka një karrierë prej 33 ndeshjesh, duke shënuar 15 fitore (9 KO), ka pësuar 17 herë disfatë (4 KO) dhe një herë ka barazua ndeshjen.
Nasi Hani për INA deklaroi se është i përgatitur dhe i gatshëm që publikut sportdashës, e sidomos atij shqiptar që do të jetë në sallë ti dhurojë një fitore bindëse dhe të merituar. “Unë nuk flas para ndeshjes, unë kam për detyrë të bëj punën time në ring dhe fjalët pastaj vijnë vetë, si rezultat i rezultatit të ndeshjes”-tha Nasi Hani, fjalë të cilat i konfirmoi edhe trajneri Bruno Arati, duke shtuar se gjashtë raundet që do të mbahen në ring, do të dëshmojnë superioritetin e Nasi Hanit. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj