Statuja e Skënderbeut në Hungari, dekani i Arteve: Ngjan si serb a bullgar, ambasadori ynë është…

Dekani i Universitetit të Arteve Ardian Isufi ka reaguar ashpër pasi ka parë bustin e Skënderbeut që do të vendoset në Hungari. Përmes një statusi në FB, Isufi thekson se skulptori duket sikur ka bërë ndonjë serb, bullgar ose hungarez.

“UAUUUUU:(  …nuk kam parë ndonjëherë Skënderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund të jetë hungarez, bullgar apo serb, por kurrsesi shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes së urtë popullore edhe kjo “mënxyrë artistike dhe historike nuk do zgjasë më shumë se tre ditë” dhe do ta ngulin aty ku e kanë paravendosur duke vazhduar të shtrembërojnë në mënyrë konstante historinë dhe kulturën tonë, por ajo çfarë më vjen keq është se palë në këtë rast bëhet edhe injoranca jonë institucionale e zyrtarëve tanë “par excellence” që i kemi dërguar me taksat tona për të promovuar Shqipërinë dhe po e “ç’meritojnë” me sukses të paparë, Shqipërinë në arenën ndërkombëtare! …Do i bëja me dije këtyre injorantëve me portofol nga Ministria e Jashtme që t’paktën t’i sygjeronin Arkivat e Vatikanit këtij skulptorit hungarez për të analizuar fizionominë e Skënderbeut sepse aty ka me dhjetëra gravura ku mund të interpretohej figura e Skënderbeut si Prinjës dhe Diplomat i Shqiptarëve”, shkruan Isufi.

Comments

comments