Strategjia e BE-së për Ballkanin

0

Komisarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot do ta prezantojnë Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor.

Mogerini dhe Han do ta kumtojnë Strategjinë për perspektivën kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilën paralajmërohet për dy çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërkaq të cilat duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale.

Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, ceket se vendet nga rajoni do të bëhen anëtare të BE-së, “por jo në gjendjen në të cilën ndodhen sot”.

Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej identifikohen si lidere në rajon, kështu që pranimi i tyre në BE parashihet deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat inkuadruese do të përfundonin në vitin 2023. Vitin e njejtë, kur liderët në rajon do t’i përfundojnë negociatat, parashihet fillimi i procesit me Bosnjë e Hercegovinën.

Maqedonia dhe Shqipëria pritet t’i fillojnë negociatat në vitin 2019.

ЕУ Балкан

Fundi i vitit 2019 është afati deri në të cilin Serbia dhe Kosova do të duhej të arrijnë marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve.

Delegacioni i BE-së në vend do të organizojë transmetim të drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp, pas së cilës gazetarëve do t’u drejtohet ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Zëvendëskryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje deklaroi se Maqedonia pret në Strategjinë të marrë perspektivë të qartë evropiane, por edhe mundësi që të arrihet afati së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2025 të bëhet pjesë e Unionit.

Sipas tij, duhet të kihet parasysh se Maqedonia ka përvojë më të madhe në këtë proces, më së gjati është në këtë proces dhe në realitet ka arritur shumë në kuptimin e harmonizimit me legjislaturën evropiane dhe në përmbushjen e kritereve.

Zyrtarisht dokumenti që sot do të prezantohet në Strasburg, autoriteteve të Maqedonisë do t’u dorëzohet nga euroambasadori Zhbogar.