Sulejmani: Shqiptarët nuk turqizohen nëse e shfrytëzojmë Turqinë për interesat tona

Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse janë pro-evropian. Ndikimi i Turqisë do të jetë dhe s’mund ta ndalim. Krejt çka mund të bëjmë është ta vendosim në funksion të interesave tanë”, tha Sulejmani. /SHENJA/

 

 

Comments

comments