Sulm terrorist në Paris, dy policë të vrarë dhe një i plagosur...

Sulm terrorist në Paris, dy policë të vrarë dhe një i plagosur (FOTO/VIDEO)

Cak i sulmit në Paris, në të cilin u vranë dy policë dhe sulmuesi, ishin policët që sigurojnë lokacionin e popullarizuar në mesin e turistëve, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Pjer Anri Brando tha për televizionin BFM, se një njeri ka dalë nga vetura dhe ka hapur zjarr ndaj automjetit të policisë në afërsi të stacionit të metrosë “Frenklin Ruzvelt”, dhe se ka pasur shkëmbim të zjarri ndërmjet policëve dhe sulmuesit, i cili është vrarë.

Mediat lokale raportojnë se rajoni rreth Elizesë, si dhe të gjitha stacionet përreth të metrosë edhe më tej janë të bllokuara nga ushtria dhe policia.

Brando deklaroi se policët ishin zgjedhur qëllimisht si cak i sulmit, por nuk ka dashur të komentojë motivin e mundshëm të sulmit dhe as për atë nëse sulmuesi kishte bashkëpunëtorë.

Sipas tij, aktualisht në Paris nuk ka kurrfarë operacioni policor.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump i ka shprehur ngushëllime shtetit të Francës, duke thënë se mund të jetë edhe një tjerët sulm terrorist.

***

Ka ndërruar jetë edhe polici i dytë që ishte në gjendje të rëndë pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris të Francës.

Sulmuesi është vrarë nga Policia derisa Policia nuk i ka konfirmuar akoma detajet e këtij incidenti.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të evitojnë këtë zonë për shkaqe sigurie.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO GALERI

Sulm terrorist në Paris, të vrarë policë e agresorë

Sipas raporteve të fundit nga mediat e huaja ka pasur përsëri të shtëna në një lokacion të ri afër sheshit kryesor Champs Elysees.

Poashtu policia franceze ka bastisur shtëpinë e sulmuesit të vrarë në jug të Parisit.

Policia franceze ka konfirmuar edhe vdekjen e policit të dytë.

Sulm terrorist në Paris

Një oficer policie është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga dy persona të armatosur me kallashnikovë në bulevardin qëndror “Champs Elysees” të Parisit, vetëm pak minuta më parë.

Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumë mundësi mund të jetë një akt terrorist, ndërsa sheshi më i famshëm francez është rrethuar që prej orës 21 nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Oficerë të armatosur rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që burime ende të pakonfirmuara thonë se një person i tretë, që dyshohet të jetë njëri nga agresorët, është plagosur dhe “neutralizuar”.