Sulmohen policë në ndeshjen Rabotniçki-Kumanova

Dy nëpunës policorë të angazhuar për sigurim të ndeshjes së djeshme të basketbollit midis Rabotniçkit dhe Kumanovës, janë ofenduar dhe nënçmuar nga një grup tifozësh, ndërsa ka pasur tentim edhe për sulm fizik, transmeton Express.

Siç informon MPB-ja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në Sallën e sportit në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërsa njëri nga sulmuesit është arrestuar.

Njëri nga tifozët e KB Rabotniçki, D.A. (18) nga Shkupi, gjatë tentimit që të arrestohet, ka shfaqur rezistencë aktive dhe me grusht ka goditur një nëpunës policor në fytyrë. Kundër tij, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzim adekuat. Nëpunësit të lënduar policor i është dhënë ndihmë mjekësore në SPQ “Shën Naumi i Ohrit” prej nga është ridërguar në kontroll shtesë në Qendrën klinike./

Comments

comments