Sulmon babain, arrestohet 29 vjecari nga Bujanoci

0

Policia e Bujanocit ka arrestuar S.H (29) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, dhunë në familje, njofton policia e Vranjës, transmeton presheva.com.

Dyshohet se S.H në shtëpinë e tij familjare, pas një zënke, me një mjet të mprehtë ka sulmuar babain duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

S.H me urdhër të prokurorit në Bujanoc është arrestuar dhe iu është caktuar 48 orë mbajtje.