A do ta gjeni dashurinë deri në fund të vitit? Jua thotë horoskopi

Dashi

2017-ta mund të ju dhurojë situate të shkëlqyera dhe është koha e duhur për “t’i thirrur” mendjes siç thuhet, por gjithmonë nëse e dëshironi këtë. E shkuara për fat të keq nuk do t’ju shërbejë si mësim për të ardhmen, por do të mbetet një kujtim i keq. Por pavarësisht kësaj do të arrini të ndërtoni prespektiva të reja që do të jenë shumë emocionuese. Vjeshta do të jetë pak munduese për ty, kurse dimri më i qetë.

Demi

Juve jeni njerëz me zemër të mire dhe të gatshëm për të tjerët. Kjo me shumë mundësi është edhe arsyeja primare se pse në të shkuarën keni bërë zgjedhje të gabuara. Duhet të mësoni se kush akuzon me mirësinë tuaj duhet ta largoni nga jeta juaj. 2017-ta do të jetë një vit i lodhshëm, por që në fund do t’ju japë kënaqësi të mëdha. Do të njihni njerëz të rinj. Ndoshta dikush do t’ju zhgënjejë, por këtë vit do të keni mësuar të doni më shumë veten tuaj, e të jepni më pak mundësi të dyta. Kush është çift duhet të mësojë të qëndrojë me këmbë në tokë. Motoja e vitit: Më shumë dashuri për veten dhe më pak durim me kë nuk e meriton.

Binjakët

Endërrimtarë. Adhuroni të udhëtoni me mendje dhe jeni shumë kuriozë. Në dashuri jeni shumë të vëmendshëm ndaj gjërave që ju bëjnë të ndiheni mirë. Shpesh shfaqeni si njerëz të rëndë dhe xhelozë, por i jepni shumë rëndësi detajeve. Jeni të bindur se duke folur zgjidhen gjërat. Nuk pranoni “jo” si përgjigje. 2017-ta do të shënojë një kthesë brenda jush. Për disa njerëz s’ka rëndësi se sa ju bëni, për ta fjalët tuaja mbeten vetëm “blab bla bla”. Përqëndrohuni tek vetja. Braktiseni për pak kohë kërkimin e një partneri. E nëse jeni në çift kërkoni brenda vetes nëse ja vlen kjo lidhje. Përpiquni të kuptoni se çfarë doni me të vërtetë.

Gaforrja

E juaja është një shenjë shumë e ndjeshme. Edhe ata që shfaqen shumë të ashpër, në të vërtetë fshehin një shpirt shumë të ndjeshëm. Bëheni merak për njerëzit që doni dhe mundoheni t’i ndihmoni sa më tepër të jetë e mundur. Kjo është forca juaj. Edhe pse bëni kaq shumë për të tjerët, dini se kur duhet thënë “mjaft”. 2017-ta ju rezervon ndryshime befasuese. Edhe në dashuri. Disa prej jush do të martohen. Të tjerë do të ndërrojnë shtëpi. Punë. Të tjerë do të bëhen me fëmijë. Ndryshimi më i madh do të jetë në dashuri. Do të vini në diskutim një marrëdhënie, të cilën e keni për zemër. Do të vihet në provë të fortë e nëse është dashuri e vërtetë do t’ja dilni.

Luani

Pasionant dhe të vendosur. Ju të Luanit e meritoni të jeni lider të Zodiakut. Forca juaj bën diferencën. Pavarësisht dhimbjeve, e gabimeve me të cilat jeta ju ka përballur jeni ngritur gjithmonë në këmbë, madje dhe më të fortë se më përpara. Nuk e shpenzoni kohën pas gjërave që nuk bëjnë për ju. Keni durim të madh dhe jepni shumë herë mundësi të dyta, kjo falë zemrës suaj të madhe, por kur ju të Luanit i jepni fund diçkaje, atëherë nuk ka më kthim pas. 2017-ta sjell shqetësimet dhe sikletet e 2016-ës. Këtë vit do të kuptoni se çfarë doni me të vërtetë dhe si ta keni atë.

Do të bëni gjithçka për të arritur objektivat tuaja. Edhe në dashuri e dini se për çfarë keni nevojë. Mbajini sytë hapur. Ajo që kërkoni mund t’ju befasojë.

Virgjëresha

Ju të Virgjëreshës jeni tipa pragmatikë. Nuk gjeni kurrë paqe. Vitaliteti është forca juaj, por shpesh duke nxituar anashkaloni objektivat që me të vërtetë kanë rëndësi në jetë. Një ndër to është edhe dashuria. Dashuria kërkon kohë, dashuri dhe sërish kohë. Gjëra që shpesh ju kanë munguar në vitet paraardhëse. Ndjeshmëria juaj ju shtyn në kërkim të dashurisë. Ndiheni mirë vetëm, por keni kuptuar se koha juaj merr vlerë vetëm nëse ndahet. 2017-ta do të jetë vit vendimtar në dashuri. Do të njihni njerëz të rinj dhe do të gjeni dashurinë. Ose do të forconi lidhjet aktuale ndoshta me një martesë ose me lindjen e një fëmije.

Peshorja

Nën ndikimin e Venusit, perëndeshës së dashurisë, kjo është shenja që me tepër se të tjerat dëshiron një lidhje të qëndrueshme dhe që zgjat. Karakteri juaj i zhytur në mendime nuk ju vjen në ndihmë. Pasiguria e një dashurie të re ju frikëson, por mos u shqetësoni. 2017-ta do të sjellë për beqaret njohje të reja tepër interesante. Për kë është në çift do të ketë konsolidim të lidhjes. Do të harrohen dhimbjet e së shkuares e do të mbuloheni me lule dhe puthje. Lërëni veten të lirë. Mos bëni projekte të mëdha, por as mos kini rezerva të mëdha. Jeni vetvetja dhe 2017-ta do t’ju sjellë shumë supriza interesante.

Akrepi

Ju nuk mund të rrini pa dashuri. Jeni të dashuruar me jetën. Si shenja më pasionante e Zodiakut ju vendosni dashurinë para gjithçkaje. Pikërisht për këtë jeni shenjestër për personat pa skrupuj. Në të shkuarën nuk jeni treguar shumë të kujdesshëm. Ja pse dikush prej jush sot vuan nga zhgënjimet në dashuri. Keni besuar verbërisht. Këtë vit do të nisni të seleksiononi kë keni pranë. Para se ta jepni tërësisht veten përpiquni të kuptoni nës eja vlen apo është një “vrimë në ujë”. Do të njihni shumë njerëz, veçanërisht nga gjysma e vitit.

Shigjetari

Shenjë sa interesante aq edhe komplekse kjo e Shigjetarit. Jeni shumë kokëfortëm e shpesh ju quajnë persona të ftohtë, por nuk është fiks kështu. Jut ë Shigjetarit fshini një zemër të ngrohtë, nën plagët e së shkuarës. Mbani një maskë si persona të fortë dhe ashpër për të fshehur realitetin: Jeni tepër të ndjeshëm dhe është e lehtë t’ju lëndosh.

Marsi ka qenë plot risi në dashuri. Mjaft u shqetësuat gjithmonë për gjithçka. Mjaft menduat gjithmonë vetëm për karrierën dhe punën. Nuk është e thënë që gjithçka duhet të jetë perfekte. Si të jeni “singëll” si në çift lejojani vetes të dashuroheni vërtetë këtë vit dhe do të shihni si do të ndryshojnë për mirë gjërat.

Bricjapi

Reflektues ju të Bricjapit dhe shquheni për një qetësi të brendshme. Dini se çfarë doni dhe përqëndroheni për ta arritur. Sensi juaj i madh i respektit ju shtyn të jeni gjithmonë të ndershëm dhe të sinqertë me njerëzit që keni përballë. 2017-ta do të jetë një vit reflektimi dhe hapave të vegjël drejt një të ardhmeje të ndritshme. Do të konsolidoni lidhjet e vjetra. Për beqarët është koha t’i jepni rëndësi sinjaleve. Para se ta hapeni tërësisht vini re nëse tjetri ka qëllime të sinqerta.

Ujori

Keni zemër të mirë dhe jeni gjithmonë gati të ndihmoni njerëzit që doni. Për këtë shpesh lini në plan të dytë nevojat dhe dëshirat tuaja. Është gjë e mirë të jesh prezent për të tjerët, por nuk duhet të harroni veten. Në këtë 2017 do të jeni në qendër të jetës suaj. Do të përqëndroheni në atë që me të vërtetë doni. Disa do të regjistrohen në palestër e të tjerë do t’i japin fund një lidhje që i bën të vuajë.

Peshqit

Të vetmuar ju Peshqit. Dashuroni qetësinë. Jeni mësuar me vetminë dhe nuk është problem për jut ë qëndroni veten dhe të krijoni mijëra iluzione. E shpesh në dashuri e idealizoni personin tjetër. Kjo sepse e adhuroni dashurinë dhe gjërat që burojnë prej saj. Adhuroni sensin e euforisë që buron nga dashuria dhe adhuroni të ndani vetminë tuaj me personin e zemrës. Këtë vit do të mësoni se të rrish vetëm nuk është diçka kaq e bukur. Duhet të pranoni se vetmia ju tremb. Burimi: FemratNews

Comments

comments