Takimet poetike të Karadakut në Kumanovëg

0

Në Kumanovë nesër mbahet manifestimi tradicional letrar “Takimet poetike të Karadakut”. Në këtë aktivitet letrar të organizuar nga Klubi i shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” do të marrin pjesë poetë të mirënjohur nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.  Gjatë ditës është paraparë një program i pasur që do të zhvillohet në Qendrën e Kulturës në Kumanovë.

Në këtë edicion do të promovohen botimet:

Monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”;

Revista: “Doruntina” nr.52/53;

Bejtush Memeti: “Rrethi që pret përjetësinë”, roman;

Arben Ibrahimi: “Psherëtima të pakënduara”, poezi;

Fatos Rushiti: “Kurorë”, poezi.

Ndërsa pas manifestimit pjesëmarrësit do të vizitojnë varrezat e Dëshmorëve në Vaksincë, Sllupçan, Hotël. Ndërsa në mbrëmje do të fillojë  Ora e Madhe Letrare, me poetë nga të gjitha trojet shqiptare, ku shpallen edhe fituesit e tre vendeve të para të Çmimit poetik “Fadil Bekteshi”. (INA)

 

Komentet

komentet