Takimi me Berishën/ Meta: Ja çfarë diskutuam

Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, ka zbuluar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ bisedën që pati me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.

Meta theksoi dhe njëherë se ka qenë një takim normal, dhe se kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve pasi ajo ishte vendosur.

‘Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime e fortë, në kuptimin pozitiv të fjalës.

Së dyti ajo ka qenë një ditë fare normale. Unë kam qenë për një drekë në katin e 21 dhe natyrisht kam patur dhe kënaqësinë të përshëndetem me Doktorin, dhe kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize.

Të jem i sinqertë që Doktori ka pasur një rol pozitiv në zgjidhjen e kësaj krize. Diskutuam për datën e zgjedhjeve se ishte vendosur’, u shpreh Meta.

 

 

 

 

Comments

comments