Takimi “top-sekret” Kocias – Dimitrov në Selanik, a janë gati për emrin?!

0
4

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, dhe hommologu i tij grek, Nikos Kocias, sot kanë zhvilluar takim në Selanik të Greqisë.

Siç thuhet në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të vendosur dhe konsultimeve midis dy vendeve, që synojnë forcimin e transparencës dhe besimit reciprok.

Në njoftim thuhet se ministrat kanë zhvilluar bisedë të mirë të fokusuar në rritjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në një kontekst më të gjerë, në lidhje me masat e vazhdueshme për ndërtimin e besimit.

Ministrat kanë shprehur pritshmëritë se në takimin e ardhshëm më 17 janar të këtij viti, përfaqësuesi personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Matthew Nimetz, do të vendosë në tryezë një kornizë inovative me të cilën do të avancohet në tejkalimin e mosmarrëveshjes për emrin.

Dimitrov dhe Kocias kanë diskutuar për metodologjinë, qasjen e dy vendeve dhe kornizën e procesit të tejkalimit të dallimeve rreth emrit dhe kanë rënë dakord që të kenë një rol më të drejtpërdrejtë në bisedime për të zgjidhur kontestin me emrin.

Dy homologët gjithashtu kanë këmbyer mendime lidhur me Masat për Ndërtimin e Besimit dhe përgatitje të tjera për takimet e ardhshme politike të nivelit të lartë midis dy vendeve.

Comments

comments