Takimi “top sekret” në Vjenë për emrin, “Gorna Makedonija” më e përfolur?!

0

Në Vjenë nga orët e mbrëmjes ka nisur takimi me dyer të mbyllura mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov, ku po diskutohen detajet finale lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Lidhur me takimin ka informuar Ministria e Jashtme në Shkup përmes një komunikate, por nuk janë dhënë detaje të tjera. Ndërsa takimet e këtij niveli do të vijojnë edhe sot të marten, ky bashkë me dy ministrat e jashtëm do të jetë edhe ndërmjetësi  i OKB-së për emrin Metju Nimic.

Ditë më parë kishte zëra se dy shefat e diplomacisë mund të takohen edhe në Sofje më 15 dhe 16 shkurt në kuadër të takimit joformal me homologët e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante. Mediat greke gjithashtu shkruajnë për një takim të mundshëm në nivel kryeministrash.

E përditshmja greke, Ekathimerini shkruan se me këto takime do të fillojnë negociatat e vërteta “operative”. Ndërsa draft-propozimi që do të përpilohet nga pala greke, do të jetë baza e diskutimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçare. Sipas mediave greke, Gorna Makedonija, si emër i papërkthyeshëm është më favorshëm nga propozimet e mundshme, megjithëse palët akoma nuk kanë negociuar për identitetin dhe gjuhën. (INA)

Komentet

komentet