Taravari në ‘luftë’ me BDI-në në Gostivar

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka sjell vendim për ndalimin e aktvendimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Gostivarit, sepse siç pohohet, “i njëjti nuk është marrë në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës, si dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit”.

“Kryetari i komunës së Gostivarit në bazë të nenit 50, paragrafi 1, pika 2 lidhur me nenin 51, paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare” nr. 5/2002), solli Аktvendim për ndalimin e publikimit të Aktvendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit në Buletinin zyrtar, sepse i njëjti nuk është marrë në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës, si dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit. Në seancën konstituive të Këshillit, propozimi është dhënë nga ana e Komisionit për verifikim, çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime, Komision i cili, në përputhje me Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, nuk është kompetent për të propozuar kandidat për kryetar të Këshillit të Komunës”, thonë nga Komuna e Gostivarit, njofton Medial.mk.

Ndryshe, siç theksoi kohë më parë kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, së shpejti do të formohet shumicë e re dhe qytetarët e Gostivarit do të kenë funksionalë të dy organet e njësisë së vetëqeverisjes lokale, respektivisht Kryetarin e komunës dhe Këshillin e Komunës, e që do të pasqyrojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të komunës së Gostivarit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Nasir Musliu, i cili u zgjodh Kryesues i Këshillit të Komunës së Gostivarit. Ja reagimi i tij i plotë:

Në zgjedhjet e fundit lokale qytetarët votuan për përzgjedhjen e Kryetarit të Komunës si organ i komunës dhe për Këshillin Komunal gjithashtu si organ më i lartë i Komunës së Gostivarit.

Ne si anëtarë të Këshillit Komunal respektuam vullnetin e qytetarëve të Gostivarit për përzgjedhjen e Kryetarit, për dallim nga Kryetari që sot me këtë aktvendim nuk respekton vullnetin qytetarëve duke kontestuar vendimin e shumicës së këshilltarëve për përzgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Komunal

Me datë 17,11,2017 në seancën konstituive të Këshillit Komunalë pavarësisht të gjitha obstruksioneve dhe presioneve nga udhëheqësia aktuale me shumicë votash edhe atë 16 pro dhe dytë përmbajtur u zgjodh Kryesuesi i Këshillit Komunal.

Kryetari aktual përpos që nuk respekton vullnetin e qytetarëve ai nuk respekton as ligjet në fuqi që më këtë rast mbas afatit ligjorë prej 7 ditëve nga mbajtja e mbledhjes konstituive me vonesë prej 10 ditëve e sjellë këtë aktvendim ku konteston përzgjedhjen e Kryesuesit nga shumica e këshilltarëve.

Andaj me këtë rast ftojmë Kryetarin e Komunës së Gostivarit që të respekton vendimet e Këshillit Komunal dhe si dy organe, Kryetarë dhe Këshill Komunal të fillojmë bashkëpunimin në të mirë dhe interes të qytetarëve të komunës tonë.

Comments

comments