A do të del ASH-ja nga Qeveria? Ja çfarë thotë Taravari

Ende nuk kemi ndërtuar qëndrim për të mbetur apo jo në qeveri, kjo do të vendoset pasi të analizohen rezultatet e fundit zgjedhore, ka thënë Arben Taravari në pres konferencën e sotme në Gostivar.

“Tani për tani nuk dalim nga qeveria. Pasojnë analizat në kryesinë e partisë dhe të shohim nëse ka pasur keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, pasi ka mëdyshje. Do të bisedojmë edhe me kryeministrin.

Konsideroj se është skandaloze, kryeministri, ministri i brendshëm të angazhohen dhe punojnë në shërbim të BDI-së. Shpreh keqardhje që edhe ministri Spasovski personalisht ka bërë presion. Keq që një qeveri qëndron pas një partie që ka të kaluar të hidhur”, ka thënë Taravar

Comments

comments