A do të ketë paraburgim për Ejup Halimin, përballet me Fatime Fetain

Ejup Halimi, zyrtar i lartë i BDI-së, po përballet në Gjykatën e Apelit me kërkesën e Sepciales për ta paraburgosur, i akuzuar për manipulime zgjedhore, njofton InfoShqip.

Në njërën nga pesë seancat e sotme në Gjykatën e Apelit do të vendoset edhe për kërkesën e PPS-së për paraburgimin e Halimit, me arsyetimin se i dyshuari nëse lihet në liri, mund të ndikojë në dëshmitë e dëshmitarëve.

Kërkesa e PPS-së për paraburgimin e Halimit është refuzuar nga Gjykata Themelore si e pabazë, ndërsa pritet se si do të vendos Gjykata e Apelit.

Përveç Halimit, paraburgim nga PPS është kërkuar edhe për Imset Gurin, të akuzuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në rastin “Titanik”

Comments

comments