Të njoha në Sllupçan…

0

Azbi Nuredini

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj personalitetin tënd komandant Guri!

Të njoha në Sllupçan pikërisht në Marsin e vitit 2001, nuk kam takuar njeri më karakteristik se Komandant Guri!
Tamam shqiptar sikur i ndërtuar nga vuajtjet prej gurri, as qerpiku i syrit nuk i lëkundej para askujt, para asgjëje!
Një shembull i papërsëritshëm se si duhet të jetë një shqiptarë, i fortë, i qetë, i guximshëm, i vendosur, i palëkundur nga asgjë në të drejtën e vet!
Nga puna e juaj për kombin në 2001-shin arritëm të shënojmë mbi të bardhën me të zezë, se shqiptarët në maqedoni janë në tokën e vet me të drejtat e tyre të panegociueshme!
I përjetshëm qoftë kujtimi për veprën tënde komandant Guri!

Zoti të gradoftë për dëshmor Jetulla Qarri – Komandant Guri!

Ngushëllime familjes!