Të paktën dy të vrarë në një sulm ndaj studentëve në Kenia

Të paktën dy gra janë vrarë, ndërsa disa studentë janë plagosur sot gjatë një sulmi mbi Universitetin teknik në qytetin portual kenian Mombasa.

Sipas dëshmitarëve okularë të sulmit, dhjetëra persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj autobusëve të cilët kanë transportuar grupe studentësh ndaj universitetit. Dy gra të punësuara në Universitet janë vrarë, ndërsa më shumë studentë janë plagosur.

Identiteti dhe motivi i sulmuesve nuk është kumtuar akoma.

Në vitin 2015, 148 studentë janë vrarë në një sulm islamik ndaj universitetit në qytetin kenian Garisa. Kenia kufizohet me Somalinë, ndërsa prej ku grupi islamist Al Shabab, e cila lidhet me Shtetin Islamik, kryen sulme ndaj gjithë Afrikës Lindore. /Portalb/

Comments

comments