A do të rikthehet Ibra për Botërorin e “Rusisë”? Trajneri suedez: Do ishte fantastike!

Për herë të parë pas 60 vitesh, Suedia arriti të lë Italinë jashtë Botërorit. Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të yllit suedez, Zlatan Ibrahimovic, në Botërorin e “Rusi 2018”.

Anderson u pyet për triumfin e ekipit të tij dhe për lojën më të mirë me ose pa Ibrahimovic-in. Teksa refuzoi të bënte krahasime, ai refuzoi të përjashtonte mundësinë e rikthimit të Ibrahimovic-it.

“Ishte një demonstrim i lojës tonë kolektive, ne kemi qenë heronj sonte. Jam i kënaqur deri në pafundësi. Më të mirë pa Ibrën? Nuk jam mësuar që të bëj krahasime dhe nuk do të bëj as kësaj radhe, me të ne kemi pasur lojë tjetër, ai është kampion i madh, por ne kemi adaptuar tjetër stil të lojës”, u shpreh trajneri i Suedisë.

“Rikthimi i tij në Rusi? Është një gjë fantastike kjo, por lojtari nuk ka luajtur për një vit dhe ne do të flasim për këtë. Tani është më mirë të flasim për këtë ekip të mrekullueshëm”, deklaroi Anderson.

/Koha Jonë/

Comments

comments